Kryebashkiaku Veliaj nga aktiviteti që po zhvillon me fëmijët tek parku i liqenit artificial ftoi dhe njëherë shoqërinë civile e cila po proteston nga krahu tjetër i liqenit të bashkëpunojë duke i bërë disa oferta të drjetëpërdrejta.
Veliaj tha se është gati që të nënshkruaj një kontratë me cdo anëtarë të shoqërisë civile për të bërë të mundur mbikqyrjen e punimeve për këndin e lojrave dhe verfikimin e të gjithë pemëve ekzistuese.
"S'po bëjmë kënd lojrash vetëm te liqeni, por edhe Kinostudio edhe kudo. Ata që vijnë nga rrethet janë të mirëpritur por e kamë të vështirë të shoh që ata vijnë e të protestojnë për Bashkinë tonë. Unë i mirëkuptoj të gjithë aktivistët s'janë ata vandalët, ata kanë merak që buron nga klima e dyshimit që lulëzon në vend. Në pamundësi për të luftuar biznesin e poltikën kanë zgjedhur një garë më fëmijët. Me politikëndhe ndëruesit nuk fituan por fëmijët janë më të fortë se cdo biznesmen. Oferta jonë e qartë: Jam gati që tani të lidh kontratë ti mbikqyrin ata punimet jam gati nëse kanë dyshim.Ne kemi mbjellë 2500 pemë,. kush ka kaluar aty ku dikur digjej plastikë, sot kaloni dhe numëroni pemët, një tokë e zaptuar që u lirua për pemë. jo 2-3 4-5 por 2500.
Oferta e dytë nëse kanë dyshim se do presim pemë ne që i mbjellim dua ti vënë numrin ta fotografojnë dhe në 1 qershor ti verfikojnë dhe në 1 qershor të vijnë e të më thonë. Është e vetmja mënyrë të themi se e dfim që jeni zhgënjyer nga kryetari i kaluar por kni zgjedhur betejën e gabuar me fëmiët. Të gjithë ata që për kapital poltiik apo shoë bëjnë sygjerime që thonë "coji fëmijët te ajo gropa atje" nea fyejnë. Ne i trajtojmë si të priviligjuar Kam nevojë në këtë betejë histerike pqër të gjithë prindërit e Tiranës, e filluam nga cerdhet "-tha Veliaj