Report TV - Energjia elektrike/ Borxhi 19 mln ‘Kaubojsi’ nis shlyerjen me këste

2016-02-28 1

TIRANË - Pas denoncimit të bërë në 13 shkurt nga gazeta ?Shqiptarja.com?, se deputeti Eduart Ndocaj kishte plot 19 milionë lekë të vjetra energji elektrike pa paguar, ligjvënësi ?Kaubojs? ka filluar shlyerjen e borxhit. Gazeta ka mësuar se menjëherë pas kthimit nga Italia, Ndocaj ka shkuar pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, ku ka pranuar të nënshkruajë disa kontrata për shlyerjen me këste të detyrimit.

Bëhet fjalë për 3 kontrata të shtëpive të banimit, ku vlera e borxhit ishte rreth 1 milionë lekë të vjetra. Në këto banesa ku është nënshkruar kontrata, energjia është rilidhur, ndërsa për apartamentet e tjera, nuk është nënshkruar kontrata, dhe si rrjedhim nuk po furnizohen me energji. Deputeti Ndocaj konfirmoi në një prononcim për ?Shqiptarja.com? se kishte nënshkruar disa kontrata, ndërsa të tjerat, nuk i pranonin si borxhe.