Pas 2 orësh e gjysëm diskutimesh mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përfaqësuesëve të biznesit, u ra dakort që bashkia e Tiranës të rishikojë tarifat për taksën e hapësirë publike dhe tavolinat.
Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e biznesit thanë se është rënë dakort që ata t?i dërgojnë bashkisë ditën e hënë një listë me 12 propozime. Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe ideja e marrjes me qira sezonale të sipërfaqeve të caktuara.
?Do vendosim rradhën e pikave që do u çohet. Nga ana e bashkisë pati gadishmëri për ta negociuar edhe pse e ngurtë por një derë u la e hapur. Nëse nuk merren parasysh kërkesat që do çojmë atëherë biznesi do jetë në shesh,? tha Adriatik Lapaj, një nga negociatorët në takim.
Ndërsa kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi tha se debati ishte për të gjitha taksat. Sipas tij propozimet e biznesit ishin që taksat të bëhen siç kanë qenë. ?Ata nuk donin që t?i linin me tarifat e para por mendoj se të hënën ne do ta zgjidhim,? tha ai para tregtarëve.