TIRANE -Pas një takimi që zgjati më shumë se 2 orë e gjysëm me përfaqësuesit e bizneseve, Bashkia e Tiranës ra dakord të rishikojë disa prej taksave të reja për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe tavolinat.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha pas takimit se institucioni i tij ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesat e bizneseve. Veliaj shtoi se kërkesat e përfaqësuesve në tërësi ishin të paqarta, motiv për të cilin do të ketë një takim të dytë me ta të hënën.
Kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi, tha se është rënë dakort që ata t?i dërgojnë bashkisë ditën e hënë një listë me 12 propozime konkrete. Gjatë takimit bizeset kërkuan kthimin e taksave në nivelet e mëparshme, ndërkohë që Bashkia sipas tyre ishte treguar mjaft e ngurtë në premtimet e veta.