Komisioni i Venecias ka përmbledhur në një dokumetn prej 20 faqesh, draftin final me rekomandimet për reformën në drejtësi në Shqipëri.
Për çështjen më të nxehtë të debatit politik, emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ekspertët, rekomandojnë zgjedhjen me 84 vota të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhen nga Parlamenti, por në rast mungese të konsensusit për këtë zgjidhje, ekspertët e Venecias sugjerojnë një mekanizëm që garanton ndikimin e opozitës në proces, duke e detyruar kështu në çdo rast politikën, të gjejë udhën e konsensusit.