http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbardhet opinion përfundimtar i Komisionit te Venecias per reformën ne drejtësi. Ashtu siç pritej, ekspertet kane theksuar se çështja me e debatueshme ne Tirane e kësaj reforme ne duhen 84 apo 94 vota për te miratuar anëtaret e institucioneve te drejtësisë është nje çështje politike e jo ligjore. Sipas Venecias, kompozimi pluralist i institucioneve, mund te arrihet me mjete te tjera, jo domosdoshmërish, duke vendosur një prag te larte votimi.
?Parlamenti mund te konsideroje gjithashtu opsione te tjera, specifikisht duke siguruar de facto përfaqësimin proporcional te partive politike ne KLGJ. Per shembull nëse çdo deputeti i jepet e drejta per te votuar vetëm 1 nga 5 kandidatet, kjo do te siguronte qe opozita duke përqendruar votën e saj ne përzgjedhjen e 1 ose 2 kandidateve mund te arrinte përfaqësimin brenda KLGJ, ndërkohe qe mazhoranca do te mbështeste 3 kandidatet e mbetur?.
Komisioni i Venecias ka dhënë disa zgjidhje se si mund te shmanget kapja e sistemit qe denoncon opozita.
?Nje tjetër sistem mund te përfshinte dhënien e çdo deputeti një numër te caktuar votash, per shembull 3 vota kur kandidatet qe do zgjidhen janë 5, duke mbajtur kërkesën per një mazhorance te kualifikuar. Nje model tjeter i zgjedhjes konsiston ne krijimin e dy listave alternative te kandidateve, një nga koalicioni qeverisës dhe nje nga opozita. Këshilli i Emërimeve do te beje renditjen e kandidateve dhe do t?i dërgoje parlamentit te dy listat, nga te cilat do te përzgjidhen 3 nga lista e mazhorances dhe 2 nga lista e opozitës; ne te dyja rastet me 3/5 e votave?.
Ne opinionin përfundimtar, ekspertet e Venecias i kane dhënë opozitës te drejte qe te përdore shumicën kushtetuese prej 94 votash ne dy raste, ne zgjedhjen e Prokurorit te Përgjithshëm dhe ne zgjedhjen e Inspektorit te Larte te Drejtësisë.
?Ne situatën aktuale politike, mund te merret ne konsiderate nje nen tranzitor qe te sigurohet për zgjedhjen e këtyre 2 titullarëve me nje mazhorance me te madhe se 3/5, ky rregull do te aplikohet vetëm ne zgjedhjen e pare nga mazhoranca aktuale e cila i ka 3/5 e votave?.
Ne lidhje me Gjykatën Kushtetuese ekspertet propozojnë qe 3 anëtaret e përzgjedhur nga parlamenti, te mos miratohen me shumice te thjeshte, por me shumice te cilësuar. Nder rekomandimet e Komisionit te Venecias, kërkohet specifikimi i mënyrës se emërimit te drejtuesit te prokurorisë se posaçme dhe mekanizmin per llogaridhënien e tij, gjyqtaret e prokuroret qe i nënshtrohen procesit te verifikimit duhet te kenë te drejtën e ankimit ne Gjykate Kushtetuese si dhe duhen qartësuar kompetencat e vëzhguesve ndërkombëtare.