Report TV - Njësia Antikorrupsion,Venecia: Jo nga Ministria e Brendshme

2016-02-28 0

Ndërsa PS e LSI kishin deklaruar se do të prisnin Komisionin e Venecias para se të miratonin Byronë Kombëtare të Hetimit, ky opinion ka mbërritur. Në një dokument 20 faqesh, Venecia jep 2 variante për vartësinë e kësaj byroje, që në draftin e reformës në drejtësi merr emërtimin Njësia e Posaçme Antikorrupsion.

Njëri është ai si pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe një tjetër si zyrë e pavarur. Por në të dyja rastet ekspertët e Venecias theksojnë se kjo strukturë e re duhet të ketë pavarësi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe politika.

?Modelet për përzgjedhjen e këtyre lloj zyrave variojnë. Në disa raste, zyra e prokurorit të kësaj njësie mbetet zyrtarisht pjesë e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme por si një njësi e pavarur në mënyrë që të mos instruktohet nga të tjerë, zyrtarë më të lartë, prokurorë apo dhe qeveria. Në disa raste krijohet një zyrë krejtësisht e pavarur. Qartësimi i pavarësisë së prokurorëve special nga Prokuroria e Përgjithshme e përshkruar në draftin e rishikuar të amendimeve është një dispozitë e mirëpritur në implementimin e rekomandimeve të opinionit të brendshëm.? ?thuhet në draft.

Free Traffic Exchange