Report TV - Gjysëm milion € pastrim parash, në burg i taliani, solli 14 çeqe në Tiranë

2016-02-28 3

Personi që shihni në këtë foto para gjykatës është shtetasi italian Alessandro Donadon i vënë nën akuzë për pastrim aprash.

Por si ra policia në gjurmët e tij?
Dy fatura të falsifikuara të cilat hetuesit dyshojnë se Donadon ka arritur ti sigurojë i ndihmuar nga të njohur të tij shqiptar tradhëtuan italianin i cili kishte zgjedhur Shqipërin për të pastruar gjysëm milioni euro.

Për herë të parë rezulton se Donadon ka ardhur në Shqipëri në korrik të vitit 2015 për tu arrestuar 8 muaj më pas më 24 shkurt 2016.

Sipas të dhënave të sistemit Tims rezulton se Donadon qëndronte në Shqipëri nga 2 deri në 5 ditë për cdo herë që vinte dhe këto ditë ai i shfrytëzonte për të tërhequr nga Banka e nivelit të dytë paratë që sillte nga San Marino.

Në këto tetë muaj ku Alessando Donadon është hetuar në Shqipëri ai ka sjellë nga San Marino 14 çeqe të cilat janë maturuar në para cash në një total prej 640 mijë euro.

Më 10 Gusht ai solli tre çeqet e para më vlerë 115 mijë euro për tu pasuar më pas me 11 çeqet e tjera në tetor 2015.

Sipas hetuesve paratë ai i ndante në disa pjesë për të mos u kuptuar dhe krijuar dyshime për qarkullim të shumave të mëdha.

Donandon para gjykatës kë mohuar se pastronte para por gjyqtarja Teuta Hoxha ka pranuar kërkesën e akuzës duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.