Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë pjesë në një seancë të posaçme të komisionit për politikën e jashtme në Kongresin Amerikan. Bushati ka njohur kongresmenët amerikan me reformën në sistemin e drejtëesisë, si një reformë me impakt të gjerë dhe në reformat e tjera në vend.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme thuhet se Kongresmenët vlerësuan ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria, si dhe impaktin e tyre në rrugëtimin euroatlantik të vendit. Ata çmuan bashkëpunimin me Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s, kontributin e rëndësishëm të saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në përballimin e sfidave të sigurisë. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, rëndësinë e angazhimit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë si një aktor dinamik dhe konstruktiv në rajon.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ministri-bushati-ne-shba-i-njeh-kongresmenet-me-reformen-ne-drejtesi/