Report TV - Veliaj dëgjesë me shoqërinë civile për Parkun: Fotografim pemëve

2016-02-28 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një dëgjesë publike me shoqërinë civile dhe organizata ambientaliste për të prezantuar dhe diskutuar mbi projektin për këndin e lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial. Në prezantimin e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se arsyeja e propozimit për vendosjen e një këndi lojërash në Parkun e Liqenit është sepse ajo zonë nuk ka asnjë mjedis rekreativ për ta, por edhe se për bashkinë fëmijët janë në qendër të vëmendjes së saj.

Nisur nga kërkesat e shoqërisë civile për transparencë, Veliaj u shpreh se projekti për këndin e lojërave për fëmijë është prezantuar në të 24 njësitë administrative gjatë muajve nëntor-dhjetor 2015, kur u realizua buxhetimi me pjesëmarrje i Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vititn 2016. Gjithashtu, ai propozoi edhe ngritjen e një grupi të përbashkët me shoqërinë civile, të cilët të kenë të njëjtin autoritet në kantier për të inspektuar dhe ndjekur punimet.

?Nëse jeni gati, që sot mund t?i vendosim çdo peme nga një fjongo me numër dhe fotografi, si dhe të ndiqni punimet nga afër. Nëse doni e bëjmë edhe me pagesë, që një grup nga shoqëria civile të supervizojë punimet, e në këtë mënyrë të kemi dy supervizorë: supervizorin teknik dhe një supervizor nga shoqëria civile. Në qoftë se në datën 1 qershor, nëse aty janë prerë pemë ose është bërë një kafe, unë iki nga kjo detyrë. Por, argumentet si: çoji fëmijët në një zonë të kontaminuar nga ana tjetër, ku është djegur plastikë sistematikisht, nuk qëndrojnë?, tha Veliaj.