Report TV - Shpërthen bombola në një byrektore pranë 'Partizanit', dëme materiale

2016-02-28 11

TIRANE - Një bombol gazi shpërtheu këtë mëngjes në një byrektore pranë shkollës "Partizani" në kryeqytet.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të përhapura, ndërsa nga shpërthimi janë thyer edhe xhamat e disa banesave pranë dyqanit të byrektores.

Pesë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik mbërritën në vendngjarje për të verifikuar kushtet e sigurisë në të cilat ishte vënë bombola, ndërsa edhe policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit.

Sipas Inspektoriatit Shtetëror Teknik kjo ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit nga ana e subjektit privat ndërsa rezultoi se të 3 bombolat që ishin në byrekore ishin të kolauduara dhe me të gjithë elementët e sigurisë me etiketën e sh.a (euro gaz), nga e cila ishin marrë bombolat.

Free Traffic Exchange