Report TV - Vokshi: Gratë të martën protestë te Kryeministria kundër gjuhës fyese

2016-02-28 0

TIRANE - Partia Demokratike thirri në një protestë para kryeministrisë të martën në orën 12:00 gratë shqiptare, të cilas sipas kësaj force politike janë ofenduar, janë hequr nga puna e janë dhunuar psikologjikisht nga kryeministri Edi Rama dhe nga taksat e tarifave lokale në bashkitë që drejtohen nga Partia Socialiste.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas Albana Vokshi tha se çdo grua, vajzë e nënë duhet të ngrihet në protestë jo vetëm për të dënuar gjuhën e ashpër që sipas saj Rama përdori në seancën e së enjtes ndaj deputeteve Albina Deda dhe Arbjola Halimi, por edhe kundër politikave ndaj profesioneve të lira, gënjeshtrave sipas saj me mamografinë falas, rritja e shumëfishtë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore e të tjera.