Report TV - 'Risi turistike', shpallen 6 fituesit e projekteve

2016-02-28 0

Është zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës konkursi ?Risi Turistike?. Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë çmimet për disa paketa inovatore turistike. Ky aktivitet u përshëndet nga ambasadori zviceran Christoph Graf, i cili së bashku me të ftuar të tjerë, i dorëzuan çmimet gjashtë kompanive organizative fituese. Ambasadori zviceran përmendi edhe faktin se çmimet e akorduara, synojnë të inkurajojnë punën e operatorëve turistikë dhe të bizneseve të tjera që lidhen me turizmin.

?Turizmi është një sektor shtytës, premtues i rritjes ekonomike në mbarë vendin përfshirë edhe Gjirokastrën. ?Risi Turistike?, vjen sot në Gjirokastër për të prezantuar disa nga idetë dhe produktet e propozuara nga organizatat dhe bizneset lokale. Këto produkte të reja turistike, mund të rrisin turizmin, mund të bëjnë qytetin më tërheqës dhe mbi të gjitha mund të kontribuojnë për rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik?, - u shpreh ambasadori Christoph Graf.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami prezente në këtë takim, u shpreh se institucioni që ajo drejton, e ka shpallur këtë vit, si vitin e Kadaresë dhe kësisoj, aktiviteti në fjalë, është një gur më shumë në kronikën e këtij qyteti.

Gjashtë nga dhjetë propozimet më të mira të paraqitura nga operatorët turistikë, kompanitë private dhe OJQ, u shpallën fitues të çmimeve ?Risi Turistike?, një konkurs vjetor i krijuar me qëllim, promovimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në sektorin e turizmit. Çmimi i parë dhe i dytë u ndoqën nga çmime për krijimtarinë, inovacionin dhe bizneset e reja. Produktet e propozuara përfshijnë marketimin dhe promovimin online të destinacioneve për Gjirokastrën.

Të gjashtë projektet do të marrin financim nga program zviceran "Risi Albania" dhe nga AIDA, si dhe do të zhvillohen më tej deri në momentin kur do të mund të ofrohen në tregun e sotëm turistik.

Free Traffic Exchange