Monumentet e shemtuara te Tiranes - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Objekte pa asnje domethenie, heronj pa emër, ushtare të panjohur dhe monumente të shkatërruara edhe pse të ndërtuar vonë. Shumë pak kujdesen për to, askush nuk i mbron por edhe të paktë janë ata që i tregojnë me gisht statujat që shëmtojnë kryeqytetin.
Një nga ata artistë që disa të vërteta i thotë me zë të lartë është Agim Rada. Për të skulptorët shqiptarë janë pushtuar nga metodat e shkollës së vjetër ruse, ndërsa kryeqytetit i duhet një pamje e re dhe vepra që përcjellin më shumë pozitivitet.

Po, cilat janë ato vepra që më së shumti e shëmtojnë kryeqytetin?

Azem Hajdari te Qyteti Studenti me muskuj barku dhe një shtat të lartë, një partizan i panjohur që nuk është aspak i kuruar artistikisht, apo modernizmi i veprës pranë Parlamentit Shqiptar, jo pak herë janë kthyer në objekt barcoletash. Dhe nuk ka asnjë grup që të mund të punojë për ta mbuluar kete shemti ne sheshet e Tiranes. Më e keqja, sipas Radës është se ka humbur edhe dëshira për ta zbukuruar .
SINKRON
Agim Rada, në kushtet e atij që vetëm mund të realizojë e të riparojë ato vepra që mund të shpëtohen nga degradimi, ndien vetëm një keqardhje, mungesën e interesit. E për sa kohë do ta vuajmë këtë, jo vetëm kryeqyteti, por e gjithë Shqipëria nuk do të nisë kurrë të shfaqë një fytyrë më të kuruar artistikisht.