Report TV - Neranxi: Biznesi i madh në mbështetje të protestës së biznesit të vogel

2016-02-27 0

Nikollaq Neranxi ju bashkua protestës pas një takimi që kishte pasur me sipërmarrës "VIP", ku tha se ka marrë mbështetjen e biznesit të madh e që shumë shpejt do të bëhen edhe ata pjesë e protestës.

Neranxi ka kujtuar premtimet elektorale të Erion Veliaj në vitin 2013 në një takim me sipërmarrësit e Gjirokastrës, duke kujtuar se çfarë kishte deklaruar Veliaj në atë kohë.

"Mbështetja jonë për biznesin do të vijë përmes lehtësimit të taksave sidomos për biznesin e vogël, do të heqim gjobëvenien politike ndaj biznesit të madh", - citoi Neranxi fjalët e Erion Veliaj para elektoratit gjirokastrit. "Premtimet ata nuk i mbajnë se nuk njohin realitetin", - shtoi Neranxi.