Report TV - Sot zgjedhjet e delegatëve të PS në Tiranë Durrës, Shkodër e Kukës

2016-02-27 2

Sot anëtarët e Partisë Socialiste në 4 qarqe të vendit do të votojnë për zgjedhjen e delegatëve e tyre për Kongresin e 19 marsit. Votimi sipas parimit ?një anëtar-një votë? do të zhvillohet në Qarkun e Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Kukësit. Nga qarku Tiranë do të dalin 128 delegatë, nga Bashkia Kamëz 16 delegatë dhe nga Bashkia Vorë 6 delegatë.

Ndërkohë që nga qarku Durrës do të dalin 33 delegatë. Kukësi do të sjellë 33 delegatë, ndërsa Shkodra, 55. Procesi votimit nis në orën 9.00 deri në orën 16:00. Në këtë mënyrë, rajoni i vetëm që ngelet për të votuar në mars, është ai i Vlorë-Gjirokastrës. Këto qarqe, do të votojnë për zgjedhjen e delegatëve në 5 mars.

Kriteret përzgjedhëse të delegatëve janë ato të arsimit të lartë në mënyrë kategorike, si dhe barazia gjinore, 50 % femra e 50 % meshkuj. Po ashtu, 1/3 e delegatëve do të jenë më pak se 25 vjeç.