Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama ka votuar në zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në muajin mars.
Në një nga qendrat e votimit të ngritura nga PS e Dajtit, Rama pas votimit ka deklaruar se procesi është shumë transparent, ndërkohë që ndihet krenar për Partinë Socialiste. Rama ka shtuar se, PS është e vetmja forcë politike që mund të drejtojë vendin përmes reformave.Sipas Ramës, qeveria ka ndërmarrë reforma që të tjerët nuk guxuan t?i bëjnë për vite të tëra.