Report TV - Vezët në Kuvend, Byroja vendos të përjashtohen 3 deputetë të PD

2016-02-26 1

TIRANE - Pas rreth 2 orë mbledhje në ambientet e kryesisë së Kuvendit, byroja e Parlamentit ka vendosur përjashtimin deri në 7 ditë të dy deputetëve demokratë Bedri Hoxha dhe Gent Strazimiri dhe me dy ditë Albina Dedën.

Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Byroja u mblodh në mënyrë urgjente vetëm një ditë pas veprimeve dhe situatës së të enjtes në Kuvend ku këto deputetët qëlluan me vezë ndaj kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.

Në një prononcim për mediat ishte deputeti socialist Taulant Balla i cili bëri të ditur vendimin e Byrosë. Ndërkohë që nuk është pranuar nga Byroja e Kuvendit kërkesa e PD për përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama dhe deputetit socilalist Erjon Brace për fyerje të dy deputeteve demokrate, për shkak të mungesë së filmimeve audio.

"Vendimi në respektim të rregullores, kemi rast të paprecedentë se deputetët godasin me sende të palejuara. Në këto kushte Byroja veproi sipas rregullores, 7 ditë për Hoxhën dhe Strazimirin 2 për Dedën. Deda si kishte dëgjuar por më pas ja kishin thënë ose e ka dëgjuar nga Basha në një emision televiziv. Ka disa njerëz që s'dallojnë audion dhe videon. Për të qëne strikt ,deputetët kërkues të respektimit të kushtetutës kishin prezantuar momendtin e gjuajtjes me vezë me video. Kishte një provokim se thanë që i kishin rastësisht vezë me vete se i donin për shtepi. Deda tha se s'i kam dëgjuar fyerjet vetë por ngjova Bashën që tha se ka ofenduar Rama", - tha Balla.