Report TV - Rama: Vendi ka mbetur pa opozitë gabim vonesa e reformës në energji

2016-02-26 1

Gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësimit të Partisë socialiste në 4 njësitë administrative në kryeqytet, kryeministri Edi Rama deklaroi se sot Shqipëria po vuan pasojat e abuzimeve të kryera përgjatë një gjenerate të tërë.Vendi ka mbetur pa opozitë tha Rama ndërkohë që theksoi se reformat janë në rrugën e duhur por duhej të ishin bërë më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga një anketim i bërë para nisjes së procesit të anëtarësimeve, 11% e shqiptarëve duan të anëtarësohen në PS, ndërsa në PD vetëm 3%. Rama përmendi reformat e qeverisë. Ai tha se nëse këto reforma do të ishin bërë më herët do të kishte më shumë investime. Rama tha se ishte një gabim nisja e reformës së energjisë me vonesë.

?Ne bëmë një gabim, përgjegjësi e imja që e vonuam fillimin e reformës së energjisë, për shkak të një burimi të madh të njerëzve që u përgatitën për atë reformë, nëse kjo reformë do na dëmtonte politikisht. Duhet ta kishim filluar më parë. Kjo reformë solli një transformim të rrënjësishëm. Vendosi raport të qartë mes konsumatorëve të energjisë dhe kompanisë. Duke vënë një vijë të kuqe për mospagimin e energjisë. Nëse do ishte bërë 20 vjet më para do kishim bërë 60 investime në shëndetësi, para që i kemi shpenzuar për të mbushur gropën e vjedhjeve dhe borxhet?, tha kreu i qeverisë.

Free Traffic Exchange