Report TV - 16 tregjet në Tiranë, Veliaj: Askush të mos detyrohet të shesë në rrugë

2016-02-26 4

Nisur nga problematika me të cilën po përballet Bashkia e Tiranës me ambulantët që shesin në kushte aspak higjenike neper rruge e trotuare, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një hartë me të gjitha tregjet të cilat mund të përdoren nga tregtarët dhe konsumatorët.

Në një postim më rrjetin social ?Facebook?, kryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se teksa po punohet për tregje me standarde në higjienë dhe infrastrukturë, në kryeqytet ndodhen 16 të tilla.

?Po punojmë çdo ditë për më shumë tregje, që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugë. Nëse do të dish tregun më të afërt në lagjen tënde, hidhi një sy hartës?, shkruan Veliaj.

Ai thotë se Bashkia e Tiranës po krijon kushtet e nevojshme që askush të mos shesë në rrugë.