Report TV - I kërkuar në Itali për drogë, në Tiranë "mbret" i 'White House'

2016-02-26 2

TIRANË - Në Itali kërkohej për trafik droge dhe pjesëtar në grupe kriminale, ndërsa në Shqipëri ka mundur të ndërtojë një kompleks vilash luksoze në periferi të Tiranës të quajtur "White House" (Shtepia e Bardhe).

Është kjo historia e Fejzi Zekaj 38-vjeçarit nga Kuçova i cili u arrestua të enjten nga policia e Tiranës. Ai zotëron kompaninë ?F.Z.Contruction?, të cilën e ka të regjistruar në emër të nënës së tij Tefta Zekaj dhe kunatës Rudina Zekaj.

Veç kërkesës së Italisë për arrestimin për drogë, Zekaj është hetua 8 vite më parë edhe në Shqipëri, për akuzën e pastrimit të parave, por në vitin 2001 Zekajj arriti të mbyllë dosjen. Policia e Tiranës e arreston 8 vite më pas për llogari të drejtësisë italiane.