Gjiknuri: Të zbulohen pronarët e panjohur - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ka kërkuar nga shtetet të cilat janë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Transparencës në industrinë nxjerrëse që të bëjnë te ditur emrat e vërtetë të pronarëve, të cilët zotërojnë kompani gjigande në prodhimin e naftës. Gjiknuri iu referua rastit të disa firmave të mëdha që kanë të drejta ekskluzive mbi burimet natyrore në Shqipëri e kontrata shumë vjeçare me shtetin, por në fund, askush nuk di emrin e pronarit të tyre, për shkak se janë të regjistruara në parajsat fiskale.?Ne këtu bëmë diskutime se si do të rrisim transparencën, si të luftojmë korrupsionin. Transparenca është me shumë rëndësi për të kuptuar se kush janë pronarët e vërtetë të kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore. A do të jemi ne në gjendje që përmes kësaj iniciative të vogël të bëhemi global, duke shtuar shtetet anëtare dhe të imponojmë transparencën se cilët janë pronarët e vërtetë të kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore?.Një nga rastet me tipike është ai i kompanisë ?Bankers Petrolium?, e cila që prej vitit 2004 zotëron një pjesë të mirë të nëntokës me naftë në Shqipëri, por dega e pronarëve të saj rezulton e regjistruar në ishujt Cayman.

Free Traffic Exchange