Report TV - Rama të rinjve socialistë: Jeni forca që sjell ndryshimin

2016-02-26 0

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar rininë eurosocialiste si një forcë të madhe e cila mund të sjellë ndryshim.

Teksa ka folur në Kongresin e internacionalistes së të rinjve socialistë që po mbahet në Shqipëri, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta Kryeministri ka shtuar se, organizatat rinore janë jetësore në politikë.

Ai ka shtuar se, politika është mjeti më i mirë për të bashkuar forcat dhe sjellë ndryshimin, ndërkohë që ka ftuar të gjithë të rinjtë që të vizitojnë Shqipërinë, pasi ajo nuk është e mërzitshme asnjëherë.

"Është kënaqësi e veçantë të takohem me ju dhe e merituat plotësisht që unë dhe Kryetari i Parlamentit t?ju prisnim, sepse na thanë që keni qenë duke festuar deri herët në mëngjes. Besoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe e politikës. Fjalën timen shumë do të doja ta hapja me një citim nga një aktivist i mirënjohur amerikan, i cila ka thënë: ?Kush mendon se është shumë i vogël për të bërë ndryshim, nuk është zgjuar kurrë nga gjumi, nga një mushkonjë?. Unë besoj fort se çdokush mund të bëjë ndryshim, pavarësisht madhësisë ose vendit. Por, sigurisht, politika është mjeti më i mirë dhe unik për të bërë një ndryshim të madh, duke bashkuar forcat dhe duke bërë të mundur bashkë me të tjerët ndryshimin që askush nuk e sjell dot i vetëm. Në lidhje me këtë besoj fort se Organizatat Rinore janë absolutisht vitale për politikën dhe për përpjekjen e çdo komuniteti dhe çdo shoqërie për të sjellë ndryshime në jetë.

Free Traffic Exchange