Report TV - Ofenduan 2 deputete, PD: Përjashtoni 10 ditë nga Kuvendi Ramën e Braçen

2016-02-26 1

TIRANE - Partia Demokratike kërkon pezullimin nga Kuvendit me nga 10 ditë për kryeministrin Edi Rama dhe deputetin socialist Erion Braçe për ofendimet që bënë gjatë seancës së djeshme ndaj dy grave deputete të PD-së, Albina Deda dhe Arbiola Halim. Kërkesa është depozituar në Parlament për tu shqyrtuar në Byronë e Kuvendit.

Ky qëndrim u konfirmua nga kryedemokrati Lulzim Basha pas mbledhjes me dyer të mbyllura parlamentarët demokratë, i cili tha se këto fyerje janë të papranueshme për PD.

Konkretisht, demokratët theksojnë në kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit se Deputeti Edi Rama i është drejtuar me fyerje të vazhdueshme me fjalë të ndyra deputeteve femra të PD, që kulmuan me fjalët drejtuar deputetes Albina Deda, duke i thënë: ?o moster, ku e fute qe e lage moj?? dhe ?ate vezen fute ne miter mos e mbaj ne dore..?.

Ndërsa, për deputetin Erion Brace PD thekson se i është drejtuar deputetes Arbjola Halimi me fjalë të rënda, përçmuese dhe fyese, teksa ishte në këmbë përballë Gardës, duke i thënë në mënyrë të përsëritur: ?Mos u fut duart e çunave, kujdes se do kapesh noj gjë te forte aty?.

Free Traffic Exchange