Report TV - 2 vjet pa çati, familja nuk siguron dot as ilaçet për fëmijën invalid

2016-02-26 0

KUKES - Familja Nika në Kukës jeton në kushtet e një varfërie ekstreme. Rustem Nika së bashku me bashkëshorten dhe dy familjarë të tjerë jetojnë në një goditë të shembur, që vetëm banesë nuk mund të quhet.

Prej 2 vitesh sfidon kushtet e vështira të natyrës ne qiell te hapur pasi çatia e shtëpisë së tyre është dëmtuar rëndë nga reshjet e mëdha të dëborës.

Kryefamiljari , në pamundësi për ta bërë shtëpinë të banueshme, iu ka bërë thirrje Institucioneve që ta ndihmojnë

Për shkak të papunësisë dhe mungesë së përkrahjes kjo familje nuk siguron dot as ilaçet për djalin invalid, të cilit së fundmi i është hequr edhe pensioni.

Sikurse shprehen dhe anëtarët e kësaj familje asnjë nga Institucionet Shtetërore nuk është interesuar për t?i ndihmuar. Të vetmet ndihma kësaj familjeje, u kanë ardhur nga bashkëfshatarët dhe nga ana e disa organizatave joqeveritare.

Free Traffic Exchange