http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga protagonistet kryesore te përplasjes ne sallën e kuvendit te Shqipërisë, deputetja e Partisë Demokratike e qarkut te Lezhës Albina Deda, ka treguar detaje nga ajo çfarë ka bere ne kuvend ne seancën e se enjtes. Sipas ligjvënëses demokrate goditja e Rames ishte një mesazh per kryeministrin nga zgjedhësit e saj. Por deputetja demokrate nuk ka arritur te dëgjoje se çfarë përgjigje ka dhëne kryeministri Edi Rama, pas goditjes nga ana e saj me top letre te lagur. Pas Albina Dedes, ishin deputetet Gent Strazimiri Dhe bedri Hoxha, te cilët hodhën veze ne drejtim të Rames, por pa mundur ta godasin atë.