Report TV - Kaosi në Kuvend, Ruçi letër Metës: Të përjashtohen deputetë që gjuajtën

2016-02-25 1

Kryetari i grupit parlamentar i PS i ka kërkuar me anë të një letre kryeparlamentarit Meta mbledhjen me urgjencë të Byrosë së Kuvendit dhe përjashtimin deri në 10 diitë të tre deputetëve që goditën me vezë kabinetin qeveritarë ne seancën plenare.

Bazuar në nenin 65 të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PS i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të mbledhë urgjentisht Byronë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë për deputetët e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:

- Genti Strazimiri
- Albina Dede
- Bedri Hoxha

Këta deputetë, në mënyrë të paprecedentë kanë qëlluar me vezë Kryeministrin dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe kanë përdorur fjalë fyese, jo etike, shumë të rënda dhe aspak të denja për fjalorin parlamentar ndaj tyre. "-shkruan Ruçi në letrën drejtuar Metës i cili nuk ishte sot i pranishëm në Kuvend për shkak të axhendës së tij në vendet nordike.

Kjo sjellje e padenjë e tyre shkruhet në letër, shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka shkaktuar rrëmujë dhe kaos në mjediset e sallës plenare duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.Grupi i PS kërkon që ndaj këtyre deputetëve të zbatohet masa disiplinore e parashikuar në nenin 63, shkronja ?ç? të Rregullores së Kuvendit.

"Të gjithë shqiptarët e panë se si fajtorët për keqqeverisjen 8-vjeçare të Shqipërisë dhe shqiptarëve bllokuan punimet normale të Parlamentit me të gjitha mjetet jo ligjore dhe aspak parlamentare madje duke përdorur hedhje te sendeve apo vezëve ne drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar." -thekson Ruçi