http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe Shqipëria do te heqë nga tregu tre çokollatat Snickers, Milki Way dhe Mars. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar drejtoritë ne rrethe te inspektojnë tregun per te shmangur shitjen e tyre. Nuk ka ende nje afat se kur do te përfundoje ky proces, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se importuesi kryesor i këtij produkti e ka tërhequr vete mallin nga tregu, ndërsa nuk përjashtohet mundësia qe supermarkte apo dyqane te tjera ta kenë ende ne shitje. Ndaj do te jene inspektoret e AKU ata te cilët do te bëjnë te mundur njoftimin e bizneseve. Sipas te dhënave zyrtare, Shqipëria e importonte ketë mall nga Polonia, çka do te thotë se ska lidhje me brendin e Holandës, i cili rezultoi se ne përbërjen e çokollates kishte plastike. E megjithatë ka biznese qe mund te kenë importuar ne mënyre individuale nga shtete te ndryshme. Më 23 shkurt kompania e mirënjohur e prodhimit të çokollatave Mars dhe Snickers, kërkoi tërheqjen e produkteve të saj nga 55 vende të ndryshme të botës. Ende nuk dihet një numër i saktë i sasisë që do të tërhiqej nga tregu, por theksohet se vetëm në Gjermani, kjo kompani prodhonte 10 milionë çokollata në ditë.