Tiranë, protestë për prishjen e shtëpive - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banore të zonës së ish-Stacionit te Trenit u përplasën fizikisht me forcat e policisë këtë të enjte. Shkak u bë puna e Inspektoratit Vendor të Bashkisë për prishjen e disa ndërtesave, të cilat preken nga projekti për zgjatimin e bulevardit te ri. U desh ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e qytetarëve nga banesat. Ata refuzojnë daljen nga shtëpitë, pasi nuk janë dakord me kompensimet e dhëna per pronat e tyre. Sipas tyre, kompensimet janë nen vlerën reale te tregut. Policia shoqëroi një kryefamiljar në komisariat, pasi bëri rezistencë në momentin që inspektorët e INUV do të ndërhynin.

Free Traffic Exchange