Terror në postën e Bulqizës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-25 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabiten paratë e pensionisteve ne Postën Shqiptare në Zerqan të Bulqizës. Paraditen e së enjtes dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë marre 1.8 milion lekë në arkën e pikës postare. Grabitësit kanë shfrytëzuar ditën e shpërndarjes së pensioneve dhe ndihmës ekonomike në këtë njësi administrative. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ata kanë hyrë në ambientet ku po jepeshin paratë, ku fillimisht kanë qëlluar ne ajër dhe kanë kërcënuar punonjësen e Postës Shqiptare me armë. Te moshuarit që prisnin ne radhe për të tërhequr pensionet e tyre, thonë se ngjarja i ka terrorizuar. Po sipas dëshmitarëve ata janë larguar qetësisht. Policia e Dibrës, ka nisur menjëherë kontrollet në të gjitha rrugët. Po ashtu në ndihmë të policisë së Dibrës ka shkuar edhe një helikopter i Ministrisë së Rendit, i cili po bën krehjen e zonës malore, ku dyshohet të jenë futur grabitësit.