Report TV - Prenga në seancë voton dekret e ministrave

2016-02-25 0

Vrullshem dhe ndryshe nga sa kishte deklaruar ne letren drejtuar mbreme kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, deputeti Armando Prenga eshte pare te hyje ne Kuvendin e Shqiperine.

Ndryshe nga ç?pritej, në procesin e votimit ka marrë pjesë edhe deputeti Armando Prenga i cili një ditë më parë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në kuvend deri në një vendim të Gjykatës. "Nuk do vij më derisa të ketë vendim të formës së prerë. Unë nuk thash se nuk do marr pjesë u pezullova nga çdo vendim i Kuvendit. Erdha për dekretet e presidentit. Për 6 muaj nuk digjet mandati. Nëse gjykata përgjigjet negativisht s'do marr pjesë në politikë," tha Prenga për gazetarët, ndërsa shtoi se nuk do të vijë më në parlament.