Report TV - PD bllokon Kuvendin, Rama qëllohet me vezë Prenga në sallë voton dekretet e ministrave

2016-02-25 0

TIRANE - Opozita ka ardhur ne Kuvend me qellimin per te bllokuar seancen plenare nese nuk merren ne shqyrtimin propozimet e tyre per dekriminalizimin dhe komisionet hetimore. Deputet e opozites paten letra ne tavolat e tyre me shkrimet "jashte kriminelet", ndersa kane krijuar zhurma ne salle duke i rene tavolinave me duar e sende te forta per te penguar zhvillimin normal te seancen. Por edhe me rremujen e krijuar seanca u mbyll shume shpejt me votimin e dekreteve te presidentit Nishani per emerimin e dy ministrave te rinj Ahmetaj dhe Ekonomi, dhe shkarkimin e Shkelqim Cani.

Ora 13:17 Deputetet veze ndaj Rames, kryeministri shpeton
Mesohet se deputete te opozites te kene qelluar me veze ndaj kryeministrit Edi Rama ne ambientet e brendshme te Kuvendit te Shqiperise ndersa seanca ishte drejt perfundimit. Por kryeministri duket se i ka shpetuar "paq" kesaj tentative.