Report TV - Nga Elbasani me automatik, pistoletë e granatë drejt Vlorës, dy në pranga

2016-02-25 4

VLORË - Dy të rinj kanë udhëtuar të armatosur nga Elbasani në drejtim të Vlorës për një qëllim ende të pamësuar, ku u zbuluan e u arrestuan nga policia në vendin e quajtur "Pusi i Mezinit".

Artan Dedja 37 vjeç dhe Saimir Preça 22 vjeç u arrestuan nga policia e qytetit bregdetar pasi në makinën tip Benz me të cilën ata kishin ardhur nga Elbasani, ju gjetën 1 automatik, një pistoletë, granatë bashkë me ndezësin.

Policia mundi të finalizojë operacionin e koduar "parandalimi" në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë pa leje.

Policia po heton për të zbardhur qëllimin e lëvizjes së këtyre dy shtetasve nga Elbasani të armatosur në qytetin e Vlorës.

Deri më tani ata akuzohen për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?.

Policia bllokoi makinën BENZ" me targë: AA 575 JY në pronësi të Artan Dedjes dhe sekuestroi:

- 1 armë zjarri "Automatik" model 56, bashkë me 1 krehër
- 1 armë zjarri Pistoletë të llojit "EKOL" bashkë me një krehër me 15-fishekë të kalibrit 9 mm
- 1 granatë dore difensive
- 1 ndezës granate
- 4 aparate celular