Report TV - Prenga tërhiqet nga Kuvendi deri në vendimin e Gjykatës

2016-02-25 0

Një ditë para seancës së Kuvendit, deputeti i pavarur Armando Prenga është vetëpezulluar nga funksionet e tij si ligjvënës, deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë, për konfliktin në të cilin ai u përfshi në Lagunën e Patokut.

Një lëvizje surprizë kjo e cila rrëzon edhe skenarin e opozitës për të bllokuar parlamentin gjatë seancës së sotme, pasi kauza me të cilën do të udhëhiqnin betejën parlamentare demokratët ishte largimi i Armando Prengës nga Kuvendi.

Përmes një letre të shpërndarë për mediat në orët e vona të mbrëmjes së sotme, ish deputeti socialist i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i shpjegon arsyet e tërheqjes së tij, edhe pse siç shkruan ai, është i pafajshëm, por bën këtë zgjedhje për të mos i shkaktuar kosto të mëtejshme familjes së tij.

?Duke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, dëshiroj që t?ju bëj me dije vendimin tim për tu vetëpezulluar nga Parlamenti i Shqipërisë, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë. Unë nuk dua t?i jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh baltën e Saliut dhe të Lulit, edhe pse janë të bindur në pafajësinë time?, shkruan Prenga.

Ai akuzon drejtpërdrejt ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, se po e sulmojnë padrejtësisht, ndërsa nga ana tjetër mbajnë në partinë e tyre dhe në funksione publike, Xhelal Mziun.

?Edhe pse i bindur plotësisht në pafajësinë time, dëshiroj të mbeten larg jetës parlamentare përsa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duhet të ishin përpara drejtësisë, më kanë kthyer në tabelë qitje siç e kanë zakon se nuk dinë të bëjnë punë tjetër. Prandaj unë do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që Partia Demokratike le të mbajë të dënuarin Xhelal Mziun hero të partisë në luftën për demokraci?, mbyll letrën e tij, Armando Prenga.

Ish deputeti i PS u rikthye tw hwnwn tw ndjekë punimet e komisioneve parlamentare pas më shumë se 5 muajsh, që prej arrestimit të tij në 5 shtator 2015.