Report TV - Kushtetuesja rrëzon Kuvendin për mandatin e Kokëdhimës

2016-02-24 0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Kuvendit me te cilin u shpetua mandati i deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima. Sot Gjykata ka zbardhur vendimin e marrë ne data 11 djethori, zbardhje që është kërkuar disa herë edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Vendimi i Parlamentit për Kokëdhimën është anti-kushtetues, ndërkohë që shton se Kuvendi duhet ta sillte çështjen tek ajo për interpretim, pasi sipas tij ai është organi i vetëm për të shqyrtuar këtë çështje.

Praktikisht, tani Kuvendi duhet t'i drejtohet direkt Gjykates Kushtetuese per nje vendim te ri i lidhur drejtperdrejte me te drejten e Kokedhimes per te vazhduar ose jo si deputet.

Vendimi nga Gjykata Kushtetuese për Kokëdhimën u morr pas kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me ndërprerjen e mandatit të deputetit, pas publikimit të disa dokumenteve, sipas të cilave, ai kishte perfituar fonde publikë nepermjet kompanise se tij Abissnet gjatë kohës që kishte mandatin e deputetit. Per opoziten eshte nje fitore pergjysem, pasi shpresonte qe Gjykata Kushtetuese te mund t'ia hiqte mandatin deputetit Kokedhima. Nje vendim qe tani pret nje gjykim te ri, qe mban gjithnje ne nje fill vazhdimesine e mandatit te Kokedhimes.


Për mandatin e Kokëdhimës, shumica votoi në Kuvend që të mos dërgohet në Kushtetuese mandate i deputetit të radhëve të saj, por opozita e ankimoi në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për deputetin e PS.