TIRANE - Akuzat e opozitës për përkrahjen e personave të inkriminuar, mazhoranca i është përgjigjur konkretisht me rastin e Armando Prengës. Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza tha se kjo forcë politike e përjashtoi nga grupi parlamentar Prengën, menjëherë sa u fol për përfshirjen e tij në konfliktin e armatosur në Kurbin. Për këtë vendim, theksoi Peza- PS-ja nuk priti prokurorinë apo gjykatën, duke shtuar se "Partia Demokratike të ndaluarit dhe të dënuarit e radhëve të saj për korrupsion i ka shpallur të persekutuar politikë".
Peza vijoi më tej duke radhitur argumente që sipas tij faktojnë se mazhoranca do reformën në drejtësi, ndërsa opozita e pengon atë duke nisur bojkotin parlamentar.