Report TV - Nishani i kërkon homologut Čovići: Bosnja të njohë Kosovën

2016-02-24 2

Presidenti Bujar Nishani gajtë një vizite në Bosnje Hercegovinë u takua me homologun e tij Dragan ?ovi? me të cilin diskutoi marrëdhëniet mes dy palëve dhe një bashkëpunim më të gjerë në fushën ekonomike rajonale.

Veç të tjerash gjatë këtij takimi presidenti Nishani kërkoi rishikimin e qëndrimit nga Bosnja dhe Hercegovina për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të të dy vendeve përmes njohjes së dokumenteve reciproke, duke i siguruar bashkëbiseduesit se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut shumë i qenësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

Presidenti i Republikës gjatë bisedimeve zyrtare me përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, evidentoi vullnetin dhe dëshirën e Shqipërisë për të nxitur bashkëpunimin me Bosnje dhe Hercegovinën, si në plan dypalësh ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh.

Kreu i Shtetit i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit ekonomik, duke përshëndetur kuadrin e përbashkët ligjor në fuqi, si dhe duke theksuar nevojën e nxitjes së institucioneve të të dy vendeve për të eksploruar të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, si në aspektin dypalësh ashtu edhe të përfshirjes në projektet rajonale, veçanërisht energjetike dhe të infrastrukturës.

Ndërsa në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, Presidenti Nishani theksoi se: është shumë e rëndësishme përfshirja e të gjitha vendeve pa përjashtim, si dhe krijimi i lehtësirave të komunikimit mes qytetarëve të vendeve të rajonit. Në këtë kontekst, Presidenti Nishani përshëndeti iniciativën e Bosnje dhe Hercegovinës për të organizuar këtë vit Samitin e Krerëve të Shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijunit, ku edhe Kosova është e pranishme.

Në vijim deklarata e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Dragan ?ovi?:

Free Traffic Exchange