Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta teksa ka zhvilluar disa takime në Danimarkë, ka theksuar se Reforma në Drejtësi është prioriteti kryesor i axhendës politike.
Teksa Meta është takuar me kryetaren e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard shtoi se, reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë është kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.
Gjatë një vizite pune në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në Folketinget nga Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjersgaard, me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit. Meta falënderoi Kjersgaard për mbështetjen e Danimarkës në kuadër të axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë, ndërkohë që theksoi se Shqipëria mbështetet te Danimarka, si në zhvillimin institucional e demokratik, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të vendit
Duke iu përgjigjur interesit danez mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, Meta vlerësoi realizimin me sukses të reformës administrative-territoriale dhe vuri në dukje, që prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.