Report TV - KLSH padi drejtorit të ARRSH, 4.5 mln € dëm, s'u mbikëqyrën projektet

2016-02-24 1

TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon penalisht në Prokurori drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për një dëm në buxhetin e shtetit që sipas këtij institucioni arrin në rreth 634 milionë lekë ose 4,5 milionë euro. Ky dëm sipas KLSH-së ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.

"Fakt ky, që sjell në vëmendje nevojën për ndërhyrje në drejtim të forcimit kontrollit në zbatimin e punimeve, duke eleminuar procedurat formale të vërejtura deri tani në realizimin e shërbimit të supervizimit", - thuhet në një njoftim zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas një auditimi të kryer në Autoritetin Rrugor Shqiptar për periudhën janar 2014 deri në 30 shtator 2015 rezultoi se institucioni reflekton një nivel të ulët përgjegjshmërie me pasoja negative në efektivitetin e përdorimit fondeve buxhetore në këtë sektor strategjik.

I pyetur lidhur mbi këtë kallëzim nga Report Tv, Xhika tha se nuk kishte dijeni. ?Në momentin kur të njihem me kallëzimin?, tha drejtori i autoritet rrugor shqiptar, - do t?u nënshtrohem të gjitha procedurave ligjore.