Nga prilli, lejet e ndërtimit online - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë kushdo që kërkon të marrë një leje ndërtimi, nuk do të duhet më të shpenzojë kohë dhe energji nëpër zyrat e shtetit dhe të bashkive. Që prej muajit prill, portali E-albania do të mundësojë dhënien e lejeve elektronike. I gjithë dokumentacioni do të dorëzohet online. Bashkitë do të jenë të detyruara që të shqyrtojnë dosjen brenda afatit, përndryshe leja do të miratohet në heshtje. Por edhe pse qeveria nuk pranon se procesi i lejeve të ndërtimit është bllokuar në shumë bashki të rëndësishme, Banka Botërore i kujtoi pikët e humbura në raportin ?Doing Bussines?.?Qeveria ka humbur shumë pikë në dhënien e lejeve dhe kjo erdhi si pasojë e rregullimit te territorit dhe bllokimit te lejeve të ndërtimit. Duhet përmirësim i situatës. Ne kemi bërë rekomandimet tona, në bazë të anketave mbi pezullimin e lejeve. Ka konfuzitet në vendimet që marrin bashkitë, dhe për këtë është e nevojshme transparenca. Duhet të ketë një kod të unifikuar për ndërtimin dhe cilësinë e tij. Lejet duhet të jenë të hapura për biznesin, por duhet të zbatohet dhe ligji.?Sistemi i ri elektronik do të jetë i detyrueshëm për të gjithë ata që aplikojnë për t?u pajisur me leje ndërtimi. Kjo do ti japë mundësi Agjencisë se Zhvillimit të Territorit te shqyrtoje të gjitha dosjet dhe lejet e dhëna në kundërshtim me ligjin, duke identifikuar shkelësit.