Maqedoni, shtyhet data e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas votimit nga parlamenti per shtyrjen e datës se zgjedhjeve ka ardhur reagimi i nderkomebtareve. Tre eurodeputetet qe u angazhuan ne takimet me liderët politike, Ivo Vajgël, Edvard Kukan, Riçard How përmes nje deklarate, shprehen keqardhjen qe nuk u arrit konsensus mes te gjitha palëve. Ata do te ndihmojnë të identifikohen pikat kritike për nje marrëveshje përfundimtare, e cila do të lejoje që zgjedhjet të jenë të besueshme. Ndërsa komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn theksoi se marrëveshja e Perzhinos është ende gjalle. Zyrtari europian kërkoi qe partitë te angazhohen plotësisht per realizimin e zgjedhjeve te besueshme dhe te vijoje me reformat. Parlamenti i Maqedonisë vendosi mbajtjen e zgjedhjeve ne 5 qershor, ndërsa ndryshoi vendimin per t?u shpërbëre. Ambasadori amerikan ne Shkul, Xhes Baily deklaroi se shpreson që deri ne 5 qershor te mund të bëhet pastrimi i listës zgjedhore, që është një nga kushtet kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.