Report TV - Nga sot parkimet me lekë, ja sa duhet të paguani sipas zonave

2016-02-24 1

Rruga ?Gjin Bue Shpata?, pranë stadiumit ?Dinamo?, është një ndër rrugët e para që do aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetarë që nuk është banorë i zonës, duhet të paguajë 100 lekë të reja, për çdo orë qëndrimi.

Kjo do të thotë se nëse një qytetar i Tiranës nuk është rezidentë dhe parkon makinën për 8 orë, atëherë ai do të paguajë 800 lekë të reja në rrugën Gjin Bue Shpata.

Bashkia e Tiranës e ka ndarë kryeqytetin në 3 zona parkimi, A, B dhe C. Zona A përfshin qendrën e Tiranës, ku ndodhet pjesa më e madhe e institucioneve, dhe ata qytetarë të cilët jetojnë në një zonë tjetër, për të parkuar duhet të paguajnë 100 lekë për çdo orë qëndrimi.

Por bashkia ende nuk ka nxjerrë kartën e parkimit për banorët rezidentë, që do të thotë se edhe qytetarët që banojnë duhet të paguajnë 100 lekë për orë, por vetëm në rrugën kryesore, jo në rrugët e lagjeve. Parkimi do të jetë me pagesë nga ora 08:00 deri në orën 20.00 të mbrëmjes.

Aktualisht bashkia ka ngritur një kabinë pranë stadiumit ?Dinamo?, ku një punonjës jep biletat për çdo makinë që parkohet. Nëse tejkalohet orari për të cilin është paguar, apo nuk është vendosur bileta në xhamin e parë të makinës, atëherë vendoset gjobë 3 mijë lekë. Policia Bashkiake e cila do të monitorojë makinat e parkuara, ka të drejtë t?i vendosë bllokues të goma, çdo makine që nuk paguan.

Në Tiranë do të jenë 71 rrugë me pagesë, ndërsa rrugët e lagjeve do të jenë për të parkuar makinën vetëm banorët rezidentë. Tarifa për zonën B do të jetë 40 lekë ora, ndërsa për zonën C 20 lek ora.

Free Traffic Exchange