Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka kërkuar në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit. Doda tha se drafti i propozuar prej saj dhe kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi nuk është shqyrtuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare ndonëse është depozituar që në muajin dhjetor të 2015, duke kërkuar për pasojë edhe një hetim administrativ nga ana e Kuvendit për respektimin e rregullores.
?Përpjekje mjerane për të ngecur ligjin pa e çuar në Kuvend. Po tentohet që të mbyllen edhe procedurat për ta çuar në seancë plenare,? tha Doda duke shtuar se ish hetues dhe ish-prokurorë janë në krye të komisioneve parlamentare, dhe sipas saj përgjegjës për dhënien e dekoratave.
Heqja e titujve sipas Dodës do të krijojë një klimë tjetër në Shqipëri, atë të ndarjes përfundimtare nga krimi.