Opozita në Kosovë ngre çadrat në shesh - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë përpara mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, i cili me shumë gjasë do të shqyrtojë dhe kandidaturën e Hashim Thaçit për president të vendit, opozita ndryshon strategjinë e protestave dhe ngre çadrat në sheshin ?Ibrahim Rugova?, pranë selisë së Kuvendit. Duke folur për mediat, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ai i Vetëvendosjes Ymeri dhe lideri do të qëndrojnë për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit president. Ata thane se nuk do te largohen deri në dorëheqjen e qeverisë. Te mërkurën, mblidhet serish Kuvendi i Kosovës. Ndonëse zgjedhja e Thaçit president, nuk është ne agjendën e diskutimeve, mediat thonë se kandidatura e tij, mund te kaloje per votim ne Kuvend. Me herët, grupi ?Misioni i ri?, i cili është marre me organizimin e fushatës parazgjedhore te Thaçit në procesin e fundit të zgjedhjeve parlamentare, ka njoftuar në rrjetin social Facebook, se të mërkurën do të mbahet një ceremoni festive me rastin e zgjedhjes së kreut të PDK-së si president i vendit.