Report TV - Veliaj: Jap dorëheqjen nëse tek parku i fëmijëve pritet një pemë

2016-02-23 7

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse më 1 qershor, kur do të bëhet edhe inaugurimi i parkut të lodrave për fëmijët, do të ketë brenda tij restorant apo kafene.

Teksa ka folur në aktivitetin e mbajtur në Muzeun kombëtar ku u prezantua plani urbanistik nga arkitekti Stefano Boeri, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka shtuar se, në këtë projekt nuk do të pritet asnjë pemë në Parkun e Liqenit, dhe se nësë kjo ndodh, ai do të japë dorëheqjen.

Ai ka shtuar se, nuk lejon asnjë moment përdorimin e dhunës dhe se të jetë ai në krye të bashkisë do të insistojë për komunikim dhe jo akte dhune, ndërkohë që shtoi se në protestë kishin ardhur njerëz që nuk e dinin fare se ku është Parku i liqenit Artificial.


Duke u ndalur tek protesta e organizuar nga partia Demokratike, Veliaj ka shtuar se, qytetarët e Tiranës kërkojnë zhvillim, jo dhunë që nuk e çon përpara qytetin. Ndërkohë që për parkun e fëmijëve janë realizuar 24 takime e dëgjesa, kur është prezantuar edhe mënyra e menaxhimit të buxhetit.

?Skenat e djeshme shmangin komunikimin. Nuk presim që të gjithë të kenë të njëjtat ide. Qytetarët na besuan me diferencë të madhe votash. Shumica e heshtur do që Tirana të ecë përpara. Ekspertët thonë si bëhen gjërat, jo partite. Prtotesta e djeshme u drejtua nga deputetë. Jo dhunë dhe shkatërrim, por komunikim. Ne do vazhdojmë me parkun e lodrave për fëmijë. Për parkun e liqenit, janë bërë 24 dëgjesa për administrimin e buxhetit, mund të diskutojmë me të gjithë. Sa të drejtoj Tiranën, dhuna s?do na imponohet? ka thënë Veliaj ku ka shtuar se, do bëhen parqe të tjera në zona të ndryshme të Tiranës.

Sa i takon protestës që është bërë nga biznesi, Veliaj ka deklaruar se, taksa 50 lekë aplikohet vetëm në zonën e ish Bllokut, ndërkohë që kafenetë në Tiranë janë të shumta, numri it ë cilave ka arritur deri në 10 mijë.

?Unë jam këtu si avokat i shumicës, jo i një pakice që imponohet nëse të pasurit nuk paguajnë 50 lekë, në zonën A. Taksa për tavolinat aplikohet vetëm në zonën e ish Bllokut. Në Tiranë ka 10 mijë kafene të regjistruara. Përfaqësoj cdo qytetar, jo të fortët e Tiranës? ka shtuar Veliaj.