TIRANE - Mjaft i ashpër ka qenë përfaqësuesi i biznesmenëve Nikollaq Neranxi me Bashkinë e Tiranës por edhe me pushtetin qendror. Gjatë protestës që u mbajt këtë të martë para bashkisë së kryeqytetit, Neranxi i cilëson taksat e larta si gjoba, ndërsa bashkinë dhe pushtetin qendror, si gjobëvënës.
?Unë bëj thirrje Erjonit ktheni mbrapa supergjobat, supertaksat se për ndryshe do të ketë pasoja të rënda?, - paralajmaëroi Neranxi në fjalën e tij gjatë protestës para bashkisë.
Protesta u mbajt kundër rritjes së tarifës për zënien e hapësirës publike si dhe për taksat e tjera. Sipas tyre paketa fiskale e bashkisë po sjell falimentimin e biznesit te vogël.