TIRANE - Deputeti i Shkodrës Namik Kopliku nuk heziton të theksojë se nuk është pjesë e grupit të Ben Blushit, pavarësisht se firmosi krah tij në letrën drejtuar Komisionit të Garancive Statuore. Në këtë shkresë ai dhe 11 personalitete të Partisë Socialiste kërkonin respektimin e statutit dhe zgjedhjet për kryetarin.
Por kjo sqaron Kopliku nuk e bën atë palë me deputetin rebel.
Namik Kopliku shprehet se nuk i trembet ndonjë penalizimi, madje as moskandidimit në listën e deputetëve në zgjedhjet e 2017-ës.
"Askush nuk ka lindur deputet dhe nuk është kandidati me e mbyll jetën e tij deputet. Asnjë nga deputetet aktualë nuk është që ka një kontratë nga partia që do jetë përsëri dhe do të ishte mirë që kur bëhen përsëri kandidaturat për votimet që do vijnë të merren në shqyrtim nga kryesia e partisë siç e parashikon dhe statuti", tha ai.
Pavarësisht të gjithave, debati i brendshëm në parti sipas deputetit të Shkodrës nuk e dëmton PS-në, madje e forcon atë.