Report TV - Ndërtimi tek Liqeni,PD kallëzim disa institucioneve për lejimin e punimeve

2016-02-23 0

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim në Prokurori ndaj policisë, INUK, INUV, Inspektoriatit të Mjedisit dhe firmës që po ndërton parkun e lodrave për fëmijë tek Liqeni.

Lajmi është bërë publik nga Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili nga foltorja e PD-së ka deklaruar se, të gjitha këtp institucione kanë shkelur ligjin dhe kanë shpërdoruar detyrën, duke ndërtuar pa leje.

Sipas Ristanit, institucionet e lartpërmendura nuk kanë bërë asnjë veprim për të marrë në mbrojtje një pasuri publike siç është Parku i Liqenit dhe për të parandaluar, apo për ti vënë para ligjit, shkelësit, dhunuesit dhe autorët e ketij ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër, Ristani në emër të PD-së i ka kërkuar Prokurorisë, të veprojë për të liruar nga arrestimi qytetarët, që po mbronin ligjin e shkelur, dhe të vërë para përgjegjësisë penale,sipas tij, ligj-shkelësit e vërtetë.

Free Traffic Exchange