TIRANE - Partia Demokratike e kushtëzon marrëdhënien normale me parlamentin me tre cështje, së pari miratimi i akteve nënligjore për dekriminalzimin që praktikisht mundëson largimin e Armando Prengës nga kuvendi, heqje të mandatit për Koço Kokëdhimen, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli si dhe mosbllokimi i komisioneve hetimore në kuvend.
Nëse këto kushte nuk plotësohen kryetari i opozitës tha se republika ka rënë dhe aksioni opozitar nuk do të jetë vetëm në parlament por edhe me qytetarët.
?Të enjten shqyrtim me urgjencë të akteve të dekriminalizimit. Pa e zgjidhur një më një dekriminalizimin dhe paradoksin e uljes së Prengës në kuvend, ky institucion nuk do të punojë normalisht?, tha Basha.
Por ndërsa bojkoti parlamentar nuk u përmend si opsion nga kryetari i PD i cili e fokusoi regimin e tij tek përballja me qeverinë cila po përdor dy standarte me qytetarët dhe ministrat, ish kryeministri Berisha tha se mbëshshtet çdo vendim të grupit madje edhe bojkot parlamentar.
Ndërsa PS në reagimin e saj bëri të ditur se Armando Prenga nuk është më pjesë e grupit të saj parlamentar, Lulzim basha ka këtë përgjigje: ?Këto janë truke të Edi Ramë, për t?i hehdur hi syve ndërkombëtarëve dhe qytetarëve.?
Deri të enjten deputetët e opozitës do të bojkotojnë punimet në komisionet parlamentare ndërsa këtë të martë PD iu drejtua kuvendit me kërkesën për miratimin në seancë të akteve nënligjore të ligjit të dekriminalizimit.
Edhe në shkresën e PD thuhet se kjo forcë politike do të kushtëzojë çdo funksionim normal të parlamentit me miratimit të enjten të vendiemeve që vënë në zbatim ligjin e dekriminalizimit.