Report TV - Atentati i Enton Nikajt, Prokuroria: U vra nga arma e Emiljano Tashos

2016-02-23 11

Katër muaj nga vrajsa e Enton Nikajt në periferi të Tiranës, prokuroria mbyll hetimet dhe kërkon në gjykatë dënimin e 5 të pandehurve mes tyre dhe Ervis Martinajt i cili ende rezulton në kërkim.

Nga hetimet e akuzës ka rezultuar se Nikaj ka gjetur vdekjen nga plumbi i shkrepur prej pistoletës së Emiljano Tashos ndërsa fillimisht ai është dhunuar në parkingun e lokalit në Linzë.

Në atentatin e 11 nëntorit 2015 ku humbi jetën Nikaj mbeti i plagosur dhe shoku i tij Simet Gaxheri i cili njëherazi është dhe pronari i lokalit ku u konfliktuan palët.

Emiljano Tasho, Ervis Martinaj, Bujar Hasani, Mirsad Kucana akuzohen për Vrasje të kryer me paramendin, plagosje dhe armëmbajtje ndërsa ndaj shokut të tyre Erjon Biraci rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit.

Mbi Emiljani Tashon rëndon dhe akuza e një vjedhje të kryer me armë përgjatë vitit 2015 në lagjen Ali Demi, ngjarje kjo e zbuluar pas arrestimit të tij për përfshirjen në vrasjen e Nikajt.

Pas vrasjes së Nikajt policia e Tiranës kreu një sërë operacionesh, ndërsa prej nëntorit 2015 në kërkim policorë rezulton Ervis Martinaj për të cilin policia ka të dhëna se është larguar jashtë vendit.

Free Traffic Exchange